…..Une te puthja gjithnje mengjeseve
Per te prekur driten kur zgjohej nen qerpik .
Nga buza ne buze kercente puthja e veste
si drenushe lozanjare, here lehte e here vrik
Por tani po humbasim njeri-tjetrin,
pranveren e te tjerat stine që lamë pas.
Ndersa vitet nga prapa teksa ndjekim,
harrojme t’i japim vetes me te voglin gaz.
Vjen nje kohe dhe kujtojme ate qe humbem
e per pak ndalemi tek nje album,
dhe cuditemi si vitet iken vrullshem,
sa paskemi ndryshuar cuditemi aq shume.
….Une te puthja gjithnje mengjeseve,
Ndersa tani shoh boren qe zbardh nga pak
neper floket tane dhe trishtë me vjen
se kohen per flokesh dot s’e kap….
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

4 comments:
Përshëndetje Ditë-Artë
Kënga e mësipërme, është nga ato që koha shkruan në lëkurën e ç'do gjëje të gjallë mbi planet, ndaj, ne s'na mbetet tjetër veç ta këndojmë, ti ndjekim ritmet e notave që ajo hedh për ç'do dite që kalon.Fatkeqsisht është kështu, që për ç'do ditë e më shume, ajo bëhet me melankolike, më e trishtë, por, fatmirësisht,do të thosha që është dhe e tillë, se ndryshe, veç këngë nuk do ishte.
Sa bukur që është e tillë, sepse, kështu do tê kenë mundësinë ta këndojnë mijra e mijra gjallesa. E kanë kënduar ato që tashmë janë harruar, ato që tashmë u ka mbetur vetëm kujtimi, ato që ende janë duke kënduar, dhe do ta këndojnë ato që do të vijnë nesër dhe në të ardhmen, kur ti, unë, ne që e këndojmë sotë do të jemi harruar.
Por, ajo që ja vlen të thuhet është se, kënga, ajo s'do të harrohet. Ajo është një mbrekulli që vjen nga lashtësia dhe ecën drejt nje pafundësie e transmetuar dorë përdore, gjak mbas gjaku, shpirt mbas shpirti, në zinxhirin e ekzistencës së gjallësisë mbi k'të botë. Pra, dhe pse kënga është e trishtueshme, gjithsesi, ka dhe gaz e hare brënda, sepse jeta mbi glob vazhdon.
Faleminderit për këngën.
Të përshëndes.
Po nga humbe o Nard? Thashe se te ka mbetur hatri...lol
Tani me qetesove, cdo gje mire dmth. Flm per viziten dhe per cka ke shkrojtur. Me gezove.
T'më kish ngelur qefi ???
Nuk di t'më kesh ngrënë vaktin e drekës që ishte shtruar për mua, ndaj, dhe nuk po kuptoj pse duhej t'më kish ngelur qefi !:)) Por dhe po ta kishe ngrënë, gjak e dhjam të të bëhej, dhe të shkruaje një poezi më shumë, pa nuk do vdisja unë jo.
Që kam humbur thua ! Po, ke të drejtë, dhe kështu do të vazhdoj ndoshta, mbasi tashmë ndjehem i shëruar prej sëmundjes "tastierë" "kompjuter" dhe e vetmja sëmundje që s'po e heq dot qafe është cigarja. Iku tashmë ajo kohë kur iluzionoja se mbas ekranit mund te fshihej diçka që "ndoshta" në një të nesërme të shkurtër apo të largët do të sillte dhe fruta. Jo se s'mund të arrihet, por thjesht, unë isha i pa fat, si për dreq !
Kështu një ditë rashë dhe unë
E në shpirt, u vrava keq
Jo se hiç s'dija të luaja
Por, pa fat, si për dreq!
E megjithatë, në ç'do rast, për ç'do njeri ja vlen të provohet, sepse ja vlen të ëndërrosh. Në fund të fundit, të gjith kemi ardhur nga fëmijria, dhe se, tê gjith ruajm pak fëmijri në shpirt, dhe pse, tashmë jemi më tê rritur, më të pjekur. Por do të vazhdojmë, do të vazhdojmë të ruajm pak fëmijri në shpirt dhe kur të ndjejmë se jemi plakur, kur thinjat të kenë formuar rrugën e tyre mbi lëkurën tonë, ashtu si bëjnë me lëkurën e tokës rrëketë e shiut.
Tashmë kompjuterin e përdor vetëm për gjëra të punës, dhe ndonjë mesazh, jo më shum se kaq.
Unë dhe nga F.SH kam ikur prej kohësh, ti e di këtë, apo jo!
Mirë je ti andej ? Si ja ke kaluar gjith këtyre kohëve ?
Nga Maji apo Qershori vij në Athinë për ca ditë. Të jemi mirë deri at'here, dhe ku i dihet, ndoshta dhe takohemi.
Të përshëndes.
Pershendetje ju ftojme te na ndiqni ne adresen : http://qitap.blogspot.com/
Post a Comment