
Nena mberdhin…….nga vetmia
Thur triko neteve te mardhura.
Triko leshi te trasha, shumengjyreshe.
Kur i mbaron,i ve emer seciles,
i lan ne perrenj lotesh dhe me pas i palos,
i mbeshtjell bukur dhe prêt….
Ajo e di qe ne do t’i veshim.
Ne thilete e perit, pleksen tinez perendimet pa diell.
Nena ankohet se i ndjen kembet e ftohta.
Vish corape leshi , i kam thene,
Por nena mberdhin perseri….
Hurmes i thyhen deget nga rendesa
E po merzitet qe s’ka kush i ha,
por nena nuk harron t’i mbledh ne nje cante .
Nena eshte gjalle,
po me plaket!
Une gjakos kraharorin cdo te premte,
per te mbytur shpirtdhembjen .
….ah moj e mira ime!
0 comments:
Post a Comment