Pelegrin,udheve te dashurise




















Te shkruash mik per gjithe te dashurat,
Ato qe deshe e s’te deshen kurre.
Per rrugen,ku dhe te fundit lamtumire,
Te fundit puthje ne buzen e purpurte.

Per kemishen qe shkopesite me nxitim,
dhe gjoksin qe te ngrohu ne bote si askush.
Shkruaj per ate qe e pafundmja fantazi,
te mban peng e te tret mbi vargun ,kerrus

E kush e kuptoi cicerimen e zogut,
Dritherimat tona mik,kush i ndjeu?
Mos o zot,kush endrrat na i rroku!
Ndaj tretu,lirikes qe gjysem te mbeti.

Se shpirtrat tane delikat e te thyeshem,
Per nje gjethe vjeshte pikojne lote.
Dhe dimrin e shikojne shpesh me medyshje,
Pandehin pranvere kur dielli papritur ngroh.

Ere e mbare te qofte ,i miri mik,
Pelegrin i udheve te dashurise.
Ne u takofshim diku, gjithsesi
Mbi nje dallge oqeani do te piqemi.

6 comments:

GOMARI ATEIST said...

pershendetje ardita!!!


kjo poezia jote-te gjitha me sakte,

jene vertete prekese.me fal qe gjithmone kufizohem ne komente te tilla "banale".dicka e tille s'do te thote qe s'mendoj asgje kur i lexoj,eshte e kuptueshme besoj.Por jam kaq i prekur nga bota qe ato permbajne sa jepem nanuritjes qe zgjojne.

poezite e tua jane emocion!
jane dridhje dhe rrenqethje te brishta te shpirtit dhe shpirti i nje poeti eshte i madh.

t'pershendes...pa kthim!!!

ardita said...

Dritan, nuk eshte nevoja te thuash shume per te shpjeguar ate qe ndjen,sepse ti ke thene gjithcka dhe shume miq te tjere ketu ne blog,me nje fjale te vetme,e cila eshte me teper se e mjaftueshme.

Me preke dhe mua o shejtan...na skuqe fackat.lol

GOMARI ATEIST said...

te rekomandoj te lexosh nje poezi te Tasos Livadhitis "H SALPIGES TON APOKALIPSEON" titullohet.

te pershendes!!!

tropoja said...

e bukur

ardita said...

g.a.,deri tani po e kerkoj por nuk po e gjej gjekundi poezine ne fjale.Kerkimi vazhdon...

flm tropoja,edhe nese nuk ke kohe sot,mos ki merak se e le per neser.Kjo eshte motoja ime...lol

GOMARI ATEIST said...

pershendetje ardi...

Poezine ne fjale une e pata ndeshur ne nje antologji te poezise greke...tani nuk me kujtohet,por jam shume i sigurte qe shume shpejt do ta gjesh.Sepse livadhitis eshte nje nder poetet qe ka lene gjurme te thella ne poezine moderne greke