
Nuk do t’i lexosh asnjëherë këto që shkruaj.
Ndaj të gjitha rrokatjet e mija,vafshin përtej
dhe ofshamat për të kotën e humbur.
Grindjet e mija që i var çdo ditë me rrobat në tel,
……sepse dua të më mbash mend të lumtur.
E nesër kur të kthehesh në mesditë,
Ti nuk do ta mësosh asnjëherë, që natën,
këndoja me zogjtë këngën e vetmisë.
Ndaj të gjitha rrokatjet e mija,vafshin përtej
dhe ofshamat për të kotën e humbur.
Grindjet e mija që i var çdo ditë me rrobat në tel,
……sepse dua të më mbash mend të lumtur.
E nesër kur të kthehesh në mesditë,
Ti nuk do ta mësosh asnjëherë, që natën,
këndoja me zogjtë këngën e vetmisë.

13 comments:
Mirë se u ktheve Ardita. Më kishin munguar poezitë e tua.
Thua !
Kurrë nuk do ta di !
A ndoshta yjet do të tregojnë !
Për atë këngë të trishtë, vetmi
Që sytë, errësirës i belbëzojnë !
Përshëndetjet e mia.
eshte aq personale, aq intime dhe aq e goditur, saqe cdokush e gjen veten aty. Edhe une dua ta kujtoj te gezuar, ose me sakte ta harroj imazhin e saj kur ishte e merzitur....urime Ardita!
"Grindjet e mija që i var çdo ditë me rrobat në tel,
……sepse dua të më mbash mend të lumtur."
Gjetje e bukur! Sec ka nje si trishtim kur e lexon, mgjth si perhere eshte shkruar bukur!
p.s. mireseuktheve se na mori malli:)
Ehe,ja dhe miqte e mij,ketej rrotull i paskam patur.
rocky girl,me shendet emrin e ri :)
leonard,vetem yjet do ta dine.Flm per pergjigjen poetike.Me pelqen shume lirizmi yt.
tropoja,intimet s'ka ketu,te gjitha ne shesh,apo jo...lol
belle,dhe mua me mori malli ndaj thadhe,dale te kthehhem njecicke se kam ca miq qe me presin.
Ju faleminderit shume.
dritheruese!
bukur Ardita!
mire se u riktheve ARDI...
na kishe munguar vertete dhe gjithe boshllekun kohor e mbushe me kaq turr me kete poezi te mrekullueshme!!!
e di? do te te dhuroja nje tufe me jasemine!!!me ka marre malli per aromen e asaj luleje dhe rrugeve periferike te athines e degjoja shpesh...
Errare umanum est, perseverare autem diabolicum, et tertia non datur
Thua !
Veç yjet dëshmitarë !
Po hëna, monedhë floriri
Që ngjyrë nga flok't e tu ka marrë,
Ishte fshehur, mbas gjethesh bliri !?
eni,faleminderit qe me viziton.
g.a.eshte turr i vjeter ky.saper poezine,nuk jam aq e sigurt ne mrekulline e saj(qe te jem e sinqerte).jaseminet,akoma nuk kane celur,por vertete,ato te dehin kur lulezojne.
leonard,vazhdo ti,se une kenaqem me frymezimin tend...:)
erlind,po mire ishte te na e thoje shkoqur dhe shqip o xhan,se s'ja them latinishtes.
hajt pra,dhe nje pranvere te mbare,qe po afron.
Ardita, ke nje surprize te vockel nga blogu im:) Mos hezito!
haha,vertet e bukur.Ku e ka vendin testi,ke shpija jote apo ke kjo e imja?
Ke shpija jote sigurisht:)
Flm ne advance!
Post a Comment