* * *


Kam parë netë,por natë si kjo
ku yjet pikojnë ngazëllim ne fustanin tim
të qëndisur me luleshqerra,
nuk kam parë asnjëherë.
Sot duhet të ketë lindur ndonjë shenjtor
ose dashuria më e brishtë mes dy fëmijësh.
Kjo natë kaq e kthjellët…
M’e kthjellët se sytë e ty
kur zgjohet dëshira,
e m’e pastër se uji i borës së shkrirë,
ndërsa rrjedh nga mali,paqësisht.
Kam parë yje,por jo kaq shumë.
Yje që ndrisin zbehtë në largësi,
yje që shuhen.
Por sonte,qielli është kaq zemërgjerë me mua.
Si ty, në vrullin e dashurisë, atëherë.
Dhe tani, unë yjësoj e tëra
E tëra qiell.
E tëra e lumtur.
Dje, desha të grisja të gjitha hartat e botës,
dhe qiellin dimërak nga zemërimi.
Por s’është e thënë i dashur.
Më solle kupën e qiellit në duar, këtë natë,
ndaj do t’i mbledh te gjitha yjet në një xhep,
Për të të patur ty, dritën e vetme.

5 comments:

GOMARI ATEIST said...

"Por sonte,qielli është kaq zemërgjerë me mua."


e di? do e te dukem shume budalla me kete koment por me beso,kjo poezia jote ma zbuti ne nje fare menyre ate ndjenjen e ironise se dites se shen valentinit!!!

tropoja said...

E kendshme poezia, mosprania e rimes nuk duket fare ne morine e figurave te shumta qe sjellin vargjet. Sa me shume dashuri!

belle_fleur said...

"Më solle kupën e qiellit në duar, këtë natë,
ndaj do t’i mbledh te gjitha yjet në një xhep,
Për të të patur ty, dritën e vetme."

L'amour tojours! Shume e ndjere!

Te pershendes dhe te uroj qe t'ja kesh kaluar sa me kendshem ne kete dite qe edhe pse eshte bere shume komerciale. Po bashkohem me Tropojen dhe po them "Sa me shume dashuri per te gjithe"!

ardita said...

Epo mire g.a.,paskan patur efekt disi zbutes,keto vargje,dmth ,s'me ka vajtur mundimi kot...:)

tropoja dhe belle,sigurisht qe per mua kjo eshte nje feste komerciale,por duam ,s'duam,hyjme ne klimen e festes padashur,ndaj dhe ne,si gjithe te tjeret.Hajt ta gezojme pra dhe kete feste,mes gjithe te tjerave.Dashuria qofte e perjetshme.Amin!

eni said...

shume shume e bukur Ardita.perhere gjej poezi te ndjera dhe te fuqishme ketu!nuk para jam shume fanse poezish , por keto te tuat me terheqin!