Vdis zemër, vdis....


Vdis zemër vdis,
për mjelmën që shket hutuar mbi të ngririn liqen
e për të ftohtin perëndim që ndjell fundshpresën,vdis,
për të njomtën pemë limoni që në kopësht mbolla
dhe sythët që nuk shpërthyen kurrë.

Vdis zemer vdis
,
Për të pathënën që u harrua në të çara buzësh
e për qiejt e hirtë të pikëllimit nën qerpik,vdis,
për dashurinë që nuk more e për atë që dhe
e për thërrmimin e shpirtit nga asgjëja.

Vdis zemër vdis
,
Për fëmijën e humbur që u mek udhëkryqeve,
për qimen që u bë tra e për tradhëtinë e mikes,vdis,
e në s’tu gjendtë një cop’ varr, bëhu gur.

6 comments:

belle_fleur said...

Sa lexova nje poezi nga Tropoja ku me trishtoi, vij ketu dhe akoma me gri....c'ka bere vaki valle? Kaq "ftohte" dhe "erresire nate" paska zoteruar ne jeten tuaj.

103whispers said...

ahhh moj Ardita sa mirë do ishte ndonjëherë të vdiste zemra, të pushonte së ndjeri....
po si i bëhet se?!!!

GOMARI ATEIST said...

"Per te pathenen qe u harrua ne te cara buzesh...

kaq dhe me mjafton,ardi!!!

ardita said...

Belle,una jam kalama i lumtur,por thjesht,thashe te vdes njehere,per njemije arsye,brenda nje nate...lol
Mo i merr poezite sikur po kalojme katrahure,he xhan,moment eshte.

whisper,lexova ne nje gazete ketu,qe nje femije kinez,kishte rene ne nje lume(dimer) dhe zemra i pushoi se rrahuri per 30 minuta.Trupi,ne temp. 28 grade,dhe doktoret e shpetuan me ngrohje graduale.E pra,une them se ky ja ka arritur,por a do ta kuptoje valle nje femije?

g.a.,une kam thene me shume se kaq,por mqs ty te mjafton,do te ta bej dhoro...:)

filakia(mpuah) te gjitheve

belle_fleur said...

Ardita, mgjth poezite shpehin nje pjese te jetes shpirterore qe po kalon njeriu. Gezohem qe poezishkruesja eshte top:)

episis per filakine:)

103whispers said...

wow, ai piciruku paska pasur një ëngjëll mbrojtës në krah! A do ta kuptojë? Po moj po, do e kuptojë kur të rritet edhe ca, kur të dojë të thojë kështu si unë: po vdis moj zemër të biem rehat!
anyway, siç the ti, janë vetëm momente...
të përshëndes e dashur