
Mё prit kur zog’i natёs nis kёngёn e vajit,
Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit,
Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit,
E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit.
Mё prit kur shiu mbi supe tё na bjerё,
As mos u anko pёr bluzёn e qullёt.
Tek rrugёza ku putheshim njёherё,
Do tё pёshpёris ёmbёl me zё tё ulёt.
Do ta rrёmbej buzёn me afsh pёrvёlues
Aq sa hёna xheloze tё shuhet mbi to.
Do tё ta kafshoj cepin e saj pёrgjёrues,
Nga puthjet,zjarre ndeztё njё natё si kjo.
Mё prit se ditё nuk do shkojnё shumё,
Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan.
Tek stoli ku shiheshim dikur nёn rrugё
Do tё tё pres e pёrmallur njё ndajnatё.

10 comments:
"Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan..."
kam manine ardita te bej vecime dhe ky varg,wow,ishte i bukur,i bukur,po kaq i bukur!!!
un baccione donna...
Nuk e di pse më kujtoi këto vargje kjo poezi.
Se shpresa ka me qenë pritja e gjësë së gabuar
prit pa dashuri
se dashuria ka me qënë dashuria për gjënë e gabuar
prapë se prapë
prit pa menduar se nuk je gati për të menduar
kësisoj terri ka me qenë dritë dhe vetëitimë dimërore
Tomas Stern Eliot
g.a.rendesi ka qe vecove,pa ti quaje mani po te duash,une hic.Edhe domatet kur i blejme,i zgjedhim.
gracias amigos
whisper,ti je nje apasionante e vertete e poezise.Po bindem per kete.
Pershendes dhe enin qe e bera te qaj,pa dashur...lol
e kandshme poezia Ardita, si tana poezite tua! Me kishte marre malli me fol ne kete dialekt ndaj mos me keqkuptoni se e kam gjuhen e vogelise. Poezia ka shume ndjenje, shume deshire dhe mbi te gjitha pershkruan, materialozon ate te pakapshmin dimension te ndjenjave! Une nuk po vecoj se me pelqeu e tera :))! Urime Ardita!
Je kthyer me penen tende te arte! Sa qejf kur shkruan me kaq pasion dhe kaq bukuri te shpirtit, poezi te ndjera dhe shume te vecanta!
Dhe une si Tropoja, nuk po vecoj sepse e tera eshte poezi e kompletuar dhe shkruar me shume embelsi:)
"Mё prit kur zog’i natёs nis kёngёn e vajit,
Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit..."
Urime!
Ç'pasion që derdhet...
Ard...mbaj mend dikur ne athine te me kete rene ne dore nje kiber me poezi,i gjithi rime,shkruar nga theodori Baba.titulli nuk me kujtohet,s'dua te te genjej.ngaqe njoh veten se c'lidhje ka me poezine me rime,mund te them qe eshte nje nder librat e fundit qe i kam kushtuar vemendje.dhe nuk u zhgenjeva,ngaqe pervecse nje mjeshtrie te mrekullueshme te te shkruarit me rime,kishte dhe nje varg megalicius,fenomenal e thene keshtu prej meje....
"DEMODE TE SHKRUASH ME PETALE LULESH!!!"
E per mua po,kali mou,eshte domate Rima.sepse s'di te shkruaj dhe domatja me shkakton crregullime ne stomak kur kthej noj gote:(
Drita,faleminderit.
Niko,kujdes se mos mbytesh :))
Kale mou g.a.,une them ta zevendesosh domaten.Ka aciditet,prandaj eshte shkaktare e crregullimeve te tua,ne stomak.Mendo dicka tjeter.
Te shkruash me petale lulesh,eshte art.
Nje pelqafje ty per ditelindjen.te urova tek fole e belles,ne fakt duhej te te vizitoja dhe ty,po me iku nga mendja.
Ju pershendes
:):):)
nejse me vjen mire qe ka qe e pelqejne se dreçi e mori dmth-n,domaten e shkrete!!!
"po kur te jesh merzitur shume,
ne raft te librave kerkome,
atje i fshehur do jem une,
ne ndonje fjale a ndonje shkronje."
falemminderit kali mou...per urimet.te mirepres kurdo dhe tek moçali im!
Post a Comment