
Do tё iki,dhe do tё mbeten zogjtё
Me kёngё nё gojё.
(H.R.Himenes)
Do tё iki,
Dhe shi i imёt do tё bjerё.
Nёpёr flokёt e lagura,
Lisharёsa pikёllimi.
Kujtim i pёrhimtё do tё flerё.
Do tё iki...
Pa e parё diellin
tё pёrhumbet lodhshёm,
Nё krahёt mallёngjyes tё muzgut,
Pa e parё hёnёn e brishtё vetullhark.
Por ti mos qaj!
Engjёjt krahёkёputur
nuk shkojnё shumё larg.

15 comments:
pershendetje.
"Lisharёsa pikёllimi.
Kujtim i pёrhimtё do tё flerё."
petyximeno.
p.s-nuk ka alfabet grek kompjuteri ketu ose nuk arrij une ta perdor.gjithesesi uroj ta kuptosh greqishten time te italianizuar.
Perlë!
Ευχ. g.a,αφου το λες :)
p.s.Nese tastiera nuk eshte ne te dyja gjuhet(lat+gr),nuk ke se si ta perdoresh.Une shtyp shift+alt dhe e kthej ne gr.
tropoja,falenderoj me dore ne zemer.
Shume dakord me Tropojen!
"Por ti mos qaj!
Engjejt krahekeputur
nuk shkojne shume larg"
Rrofte blogu qe na lejon te lexojme poezi te tilla te shkruar kaq me shpirt dhe kaq bukur!
Ta less esy kaleitera koritsi mou.
kai to ksereis poly kala.
fatkeqsisht italianet nuk kane menduar se nje dite do jete nje gomar qe di te flase,shqip,greqisht.po meson italisht,çou-rrzou flet anglishten keshtu qe mundohu ti perkthesh vete greqizizmat e mi te italianizuara.
NA'SAI PANDA KALA KAI NA GRAPSEIS PANDA ORAIA POIHMATA.
iiiiiiii sa zili ju kam qe flisni greqisht dhe une s'marr vesh asigjo:)) do mesoj greqisht nga inati, do ja bej dhe une si tek shprehja "per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me mulllixhine:)....bej shaka!
Moj ti m'thuj kush eshte mullixhiu
se ndryshe derdhet gjaku lume.
giasou ardita.
Pse ore magjar ktu do te them se kush eshte mullaxhiu:))
Pershendetje!
Bukur!!!
Me ngavash gomari,se gjaku lume s'behet ketu ne lagjen time.Po mullixhiu nje eshte mor aman dhe belle,mos ja thuaj me qafsh se nuk ndajme faculeta kendej.
g.a.σε χαιρετω...
N.Ago je i mireseardhur ne folene time.
pse do me m'ba me ngul kam si magjari i ded paluces moj ti cuce.
giasou ardita.si te gjej...ola kala?
lene moj t'na kallxoje kush asht mullixhiu,ene ti ma...:(
zdu!
Dale moj, ku do vesh? Mendohu dhe njehere, pa nisu. :)
Ερώτησα την Ημέρα
Τι λέει στον Ήλιο όταν φεύγει ;
Ερώτησα τη Νύχτα
Τι λέει στο Φεγγάρι όταν φεύγει ;
-Δεν ξέρω αν ήταν σύμπτωση !
Μου έδωσαν την ίδια απάντηση !
- Μείνε Φως !!!
Po deshe moj...:(
Post a Comment