Ajo ishte njё kitarё


Ajo...ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё.

Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.

Ajo ishte veçse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me çdo kёngёtar.

Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!

13 comments:

ardita said...

tropoja,kete poezi kisha ndermend ta postoja prej ditesh,por e lashe pas dore.Ma kujtove ti me poezine tende.

103whispers said...

I wish that I was in your arms
Like that Spanish guitar
And you would play me through the night
till the dawn

thjesht e mrekullueshme...

GOMARI ATEIST said...

"mou aresei i fotografia pou exeis valei.petyximenei.

xaireto sas:):)

tropoja said...

Faleminderit qe e solle Ardita!

"Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё"...kjo qe pjesa qe me beri me shume pervete pervec te teres! Eshte edhe pjesa ku ndaj me ty te njejtin mendim dhe ndjenje per kitaren-grua...kitaren-vajze...

N.Ago said...

:)

N.Ago said...

Uroj sinqerisht, festa të gëzuara me shëndet për ty dhe të dashurit e tu!

ardita said...

Te faleminderit shume Niko dhe sigurisht te uroj dhe tu cdo te mire ne jete,shendet e fat.

Uroj dhe te gjithe miqte e mi blogista,fat dhe dashuri!

belle_fleur said...

Gezuar Krishtlindjet Ardita!

Qofte vit i mbare per ty dhe familjen tende duke sjelle sa me shume harmoni, dashuri dhe paqe!

tropoja said...

Gezuar per shume vjet ty Ardita dhe gjithe te tjereve ketu! Fat, suksese, shendet dhe mbaresi per Ju dhe familjet Tuaja!

Krasta Krau said...

Gezuar nga mot dhe per shume vjet

ardita said...

Gezuar belle,gezuar tropoja,gezuar krasta-krau.Ky vit qe po troket,t'iu sjelle mbaresi ne planet tuaja,dashuri dhe shendet.

Pendekaltri said...

Ardita,

urime per kete blog.
Poezite e tua i njoh, por keshtu te kombinuara me zgjidhje figurative jane me impresionante.Por kujdes nga tendenca. sepse....seksi eshte intriga e botes, por bota nuk eshte vetem seks....
E di qe pikerisht per keto zgjidhje figurative mund te afrohen me shume lexues kureshtare, mirepo ti duhet te jesh e ndergjegjeshme se poezia eshte arti i te pakteve, se po te ishte i te shumteve nuk do te kishte privilegjin te qenit elite.
Perpiqu te krijosh nje raport me te drejte. Ndersa tek poezia "Eshte stine dashurie..." nuk e di si mund te ilustrohet me dy lesbike....nese do te kishe nje poezi per Safon edhe mund te shkonte.
Neje, duke e krehur e qendisur cdo dite nga pak, do ta besh kete faqe shume interesante...vec do kohe e durim.
Pasion, lirizem, spontanitet e frymezim ti ke dhe kjo eshte e qenesishme...

pendekaltri

ardita said...

Pendekalter,
Mireseerdhe ne fole.
Faleminderit per komentin dhe sygjerimet,per te cilat jam e hapur.
Te uroj cdo te mire.