Sonte do fle me derёn hapur


Sonte do fle me derёn hapur
Ndezur dhe driten do tё lё
Kёpucёt e harruara, do t’i fsheh
Dashuri,eja kёmbёzbathur!

Do tё shpie nё qiej tё paprekur,
Nё ishuj ku ka vetёm njё stinё,
Si bohemёt, buzё detit do t’pimё
Valёt mbi trupat tanё zhveshur.

Dashuria ime, e thella ti,
mbeta fёmije i perkedhelur
akoma endem si e dehur,
netёve kur nektarin tёnd e pi

E ёmbla ime, dashuri
Nga cili krah i qiellit tё fle?
Andej nga derёn hapur le,
Apo nga hyn papritur ti?

6 comments:

tropoja said...

E bukur Ardita, shume e bukur!

belle_fleur said...

E ёmbla ime, dashuri
Nga cili krah i qiellit tё fle?
Andej nga derёn hapur le,
Apo nga hyn papritur ti?

Fantastike! Me pelqeu shume kjo poezi, ndoshta ngaqe gjej pak veten tek kjo poezi:)

buli3go said...

bukur ...
me pelqen dizajni, por mbi te gjitha poezite

Krasta Krau said...

Bukur shume e bukur edhe kjo...

mel-ard said...

Ju falenderoj qe kaloni nga une dhe nuk nguroni te shkruani.Shpresoj t'iu krijoj te njejten kenaqesi qe keni ndare deri tani.

GOMARI ATEIST said...

"AX ERWTA MOU AGIATREFTE,
MONO ESY ME KYBERNAS"