Simfonia e fundit


Ana,
kujdesu per mua,
krihmi floket me gishterinjte e holle,
se per ty kam krijuar nje himn.
Eja, láme per te fundit here
dhe e dashur…..falme
Sic ti fal shiun kur gjethet rrezon ne toke(padashur).
Ne sirtar eshte nje fletore,
Hape ne faqen e fundit dhe kendoje pa ze.
Pranoje si dhurate,
Pastaj thuame nese i mungon dicka
qe te jete e persosur.
Ana…,
ne pjate,nje molle prêt per ta qeruar.Qeroje ti!
Ne vazo,lulja etet per pak uje.Ujite ti!
Shallin e bardhe,dy stine pa u veshur,vishe ti!
Dhe tani hape dritaren e dashur,
Te shijoj melodine e pyllit teksa zhvishet kesaj stine.
Oh,ne koken time ka vec heshtje.
E ndjen vibrimin e ajrit?
Eshte fryma e Zotit
Fytyra jote,shembelltyra e Tij!
Kam qene i humbur pa ty,Ana
Mjeran si nje i verber
Hutaq si nje i shurdher.
Ana….,
Qeni po angullin,
Paralajmeron shtegetimin e shpirtit.
Po c’ka pertej pyllit Ana…?

0 comments: