
Ne heshtim shpesh kur jemi pranё
Si zogj tё lodhur mbi njё degё
Dhe druaj tё tё them njё fjalё
tё jap njё puthje a tё tё prek....
Pa hё, ç’i thonё kёsaj, i dashur,
Tё jemi bashkё e tё mos jemi.
U dashka njёri larg tё jetё,
Pёr tё kuptuar ç’kishim, ç’kemi.
Dhe harrojmё pёr pak tё ftohtin,
Tek ngrohemi nё tё mallit flakё.
Dashuris’ i ngremё njё tempull,
Pёr ta shembur, ngritur prapё.

7 comments:
"Dhe harrojme per pak te ftohtin,
Tek ngrohemi ne te mallit flake
Dashuris' i ngreme nje tempull,
Per ta shembur, ngritur prape"
Shume e ndjere!
e bukur dhe prekese
Pershendetje .Pergeyime per poezit ,jane shume te bukura.
Me qe shohe se jeton ne grei dua te te ftoj ne nje faqe shqiptare qe eshte vetem per shqiptaret ne grei.
Tek www.albanians.gr dhe gjithashtu www.albanians.gr/forumi .
Bejem nje perpjkejke te biem sa e afer shqiptaret ne grei me njeri tjeterin.
Po te shikosh edhe ditari jot eshte ber link.
Nqs se ke deshire per me shume popullaritet te ftoje tek forumi jone.Ku edhe atje mund te besh postim te poezive te tua dhe shume gjera te tjera.
Shnet
Ju falenderoj belle_fleur,rrezja dhe nelli(sigurisht qe do te vizitoj linkun tuaj),qe u bete pjesetare te blogut tim.Heres tjeter mund t'ju qeras me ndonje kafe virtuale(me filxhan te madh)
Pershendetje! Blogu Juaj eshte nje librari poezish te mrekullueshme. Urime me te vertete, duhet te gezohemi qe njerez te tille, qe flasin shqip, e shprehin ate aq bukur, aq mire dhe me aq ndjeshmeri. Deshtova ne dy perpjekje per te shtuan bloggun tuaj ne faqen time per shkak se iken rryma elektrike, por me ne fund, ia arrita. Suksese!
eh...librari jo,por liber po :).
Faleminderit tropoja.
po qe disa poezi vlejne sa nje librari e tere :)
Post a Comment