
Ke ndjerё vetmi ndonjёherё i dashur,
apo shpirtin copёzash tё thёrrmohet?
Dorёn time pranё zemrёs pёr ta patur,
dhe nёnkresa me lotё tё tё njomet?
Ke ndjerё vdekjen sa unё kaq pranё,
buza nga shkёlqim’ i hёnёs tё digjet?
Thuaj nёse vёrtet e ke ndjer’ a parё,
Siç e ndjej shpirtin sonte tё vetёvritet!
Po digjem shpirt ndaj eja thomё…..
Si priten damarёt pёr hir tё dashurisё.
Si gjaku rrjedh ndёr duar,tregomё!
Tё paudhёt,ne tё marrёt e njerёzisё.
Mё mungon kaq shumё e tё ndjej
Gjithçka qё dua sonte je vetёm ti
Yll i largёt je nё qiell e s’tё gjej….
U çmendka njeriu nё dashuri..?

6 comments:
Shume e bukur poezia! Por une jam kunder jo vetem vetevrasjes, por edhe idese per te kryer nje gje te tille, ne cfaredo lloj rrethane. Mbase per dashurine ka justifikim nje veprim i tille, ky eshte nje debat i madh, ka ndodhur qe jane vetevrare, ka ndodhur qe kane rezistuar, por edhe njehere e them, jam kunder vetevrasjes. Fundja nese seshte njeriu, nese seshte jeta, ska as dashuri. U zgjata shume me duket, dhe kjo eshte pa diskutim, merite e poezise e cila eshte me te vertete e ndjere. Urime autores!
Vetevrasja eshte e shprehur ne menyre metaforike.Vetmia eshte ajo qe te krijon gjendje te tille dramatike.Por,mos merr seriozisht cfare shkruajme ne....:))Jeta eshte e bukur!
Te pershendes
flm per pergjigjen Ardita, ashtu mendoj edhe une, qe jeta eshte e bukur! Por nuk jam shume dakord me shprehjen "mos merr seriozisht cfare shkruajme ne...". Eshte nje poezi, e cila ka nje subjekt si cdo veper ne letersi, mund te kete copeza ose dritehije te nje subjekti, qe seshte e thene se perkojne me realitetin, pra te merren seriozisht ose si te verteta. Shume poezi i pelqej pikerisht per menyren si abstragojne nga realiteti, e logjikshmja e gjithepranuara. Suksese Ardita!
Po digjem shpirt ndaj eja thomё…..
Si priten damarёt pёr hir tё dashurisё.
Si gjaku rrjedh ndёr duar,tregomё!
Tё paudhёt,ne tё marrёt e njerёzisё.
Shume e dhimbshme kjo ... pershendetje
Tropoja,ajo ishte vetem nje shaka.Cdo poezi qe krijohet,eshte nje reflektim i castit.Perderisa une letersine(poezine ne kete rast) e kam marr me teper seriozitet,te njejten gje kerkoj dhe nga lexuesi.
krasta krau,sa mire ndihem kur ndjenja deperton tek te tjeret...Pershendetje dhe nga une
Ardita, kjo poezi deperton aq shume saqe dhe ne e ndjejme aq thelle ne shpirt trishtimin dhe vetmine e poetit. Uroj qe kjo vetmi te mos zgjasi shume.
Pershendetje!
Post a Comment