Kur telat e shpirtit tё janё prekur


Ah ,dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu,
Tutje nё tё kaltёr rrez’ e fundit tek pёrshёndet,
Buzёve, ndёrsa varet njё dёshirё, (degё shelgu)
Fёshfёritёse, njё cop’ qiell mbi supe tё ta derdh

Lёrmё, nёn zё, tё qaj nё krahun tёnd tё fortё,
E lotёt me njё gjethe m’i fshi oh, pa merak.
Nё humbshim ndonjёherё nga kjo e vogёl botё,
Nuk qemё veç lule vjeshte, harruar tek njё park.

Ah, dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu.
Ti quamё budallaçkё,sirena ime e gjorё
E ç’dashka njё shpirt kur telat i janё prekur?
Njё dridhje,ledhatim,mbёshtetje tek njё dorё...

5 comments:

belle_fleur said...

Te lexoj me kenaqesi se shkruan vertet bukur!

ardita said...

Flm belle_fleur.Dashte Zoti te mos e humbas kete monopat...:)

tropoja said...

Pergezime Ardita! Kisha kohe qe nuk pata lexuar nje poezi te tille, qe himnizon e paraqet kaq bukur oshilacionet e nje maredhenie dashurie duke vleresuar rolin e dy partnereve ne nje forme kaq te gjithepranuar dhe te pakundershtim.

belle_fleur said...

Se mos e besh ate gafe se s'te lejohet:)) keep it up!

GOMARI ATEIST said...

"Nё humbshim ndonjёherё nga kjo e vogёl botё,
Nuk qemё veç lule vjeshte, harruar tek njё park."

t'lumte dora oj ti!!!