
Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.
Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.
Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.
Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...

3 comments:
shum e bukur kjo poezi Ardita.
komplimente !
Flm almanov,urime dhe ty ne artin tend!
ajaajaja c'poezi e trishte, te mpin fare kur e lexon, por shkruar bukur:)
Post a Comment