Ju rrёfej kёngёn e plakut Duk pёr njё cigankё

“Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dёndur
Ciganka ime,e bukura Dalina
E nёn pemёn e bajames,
Pёr tё parёn herё tё shoh hijeshin
E lёkurёs tёnde tё thekur
Se je e imja,e imja.e imja….

O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.

Eja ciganka ime,o yll i sapo rёnё
Kёmbёzbathura ime, belthyer,trupёpakta.
Gushёs tёnde do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
E gjoksit tёnd perfekt puthjet mё tё gjakta.”

5 comments:

Anonymous said...

shpershendetje.
shume shume te bukur vargje.

Ardita Jatru said...

Faleminderit anonimus.

KoRbi said...

Mel, me pelqeu atmosfera qe ke krijuar: e ngrohte dhe e kendshme. Vetem se, plaku Duk nuk me duket se ndihet si ne shtepine e tij ketu :-).

Ardita Jatru said...

Une them t'i bejme vend ne nje qoshez dhe Duk-ut,korbi.Per njerezit e ndjeshem si puna e tij,duhet lene pak hapesire se ngrohin me shume ambientin :).Si thua ti,apo ta fshijme nga faqja e dheut?Sa mire qe erdhe dhe ketu..

Suzana Zisi said...

Ard, me shijon shume kjo poezi.
Nqs dikush, i pabindur e kryenec do donte te lexonte nje varg tendin unik ,per t'u bindur qe je poete e vertete, do mjaftonte ti recitoja kete poezi dhe ta prezantoja me zoterine Duk dhe Dalinen e tij te embel.
Ta kam zili embelsine dhe menyren se si veshtron dhe realizon, e dashur Ard!

Te peqrqafoj...
Su