
Se nuk e ngope kurrё barkun me bukё
E nёna tё jepte akoma sisёn e shteruar
Veç tё prekje pak dashurinё e saj me buzё
E gjumi trokiste ёmbёl, zemrёs sё drithёruar
Tek tё shoh tani burrё, pikojnё kujtimet,
Me qahet i vogli im, mё qahet...
Ishin kohё tё vёshtira atёherё pёr jetimёt
Oh, gjoksi nga dhimbja sa s’çahet
Tё kujtohet biçikleta e vjetёr pa pedale?
Po karroca prej dёrrase me guzhineta ?
Derёn qё shqelmoje mёngjeseve: Nёna hape !
I vogli im,sa e pashpirt qёnka jeta...
Mos qaj, mё thua e lotёt m’i fshin me pёrkёdhelje,
Po ç’ti bёj mallit qё nuk u pёrmbakam dot,
Se u rrite engjёllushi im me halle e derte
Dhe mallёngjehem tek burrё tё shoh sot...

0 comments:
Post a Comment