Harrome........


Harromё

(reflektim nga “Kiss” e G.Klimt)

Harroji mesnetёt nёn dritёn e qirinjve
Dhe gotat e verёs kur toknim tё dy bashkё
Harroji gishtat nёn kёmishёn e mёndafshtё
Kur pёrkёdhelnin thithkat e çmendura tё gjinjve

Harroji pёshpёrimat ndezёse gjith’ afsh
Dhe klithmat e pafundme tё harbimit.
Puthjen e fundit kur lёshoje nё flokёt e gjatё
Harroje,dhe tё parёn puthje tё zgjimit .

0 comments: