Mërzinë time e fsheh thellë

Mërzinë time e fsheh thellë
në një qoshëz të zemrës e mbyt
pastaj bëhet kotkë në stomak
E kockat me dhëmbë ia përtyp

Mërzinë të shkretën e bëj hi
E djeg me një cigare buzëve
Atëherë kur fundi i vjen i zi
Varrin ia bëj në rrënjë të luleve

Mërzinë time e ndaj me veten
Pa kuptim mërzia ime si gjithnjë
Kështu dhe sot kjo natë e premte
Të grindem nuk paskërkam askënd

Antony

Antony, mos vdis kësaj vjeshte.
Se ky pikëllim i kuqërremtë i natyrës duhet ndjerë në asht,
dhe muzgun kur ngjit fytyrën qelqeve me brymë,
eh, dhe liqenin e hirtë e të heshtur, pa një shpend.
Por asnjë vjeshtë nuk është njësoj,
as dashuritë.
Pa gjak Antony…pa gjak do kjo jetë.

Në fund të fundit, Antony
Kjo është jeta,
I njëjti diell që lind
Të njëjta dhe perëndimet.
Fati ynë nuk është i njëjtë.
Ndaj kur të zgjohesh mëngjesin tjetër
eja më trego historitë e tua, i kthjellët,
Për zhgënjimin tënd me zonjën Mina
E për natën e ndarjes që u rrahët paq.
Për të shtunën që desh vrave veten për pak.
Tregomë gjithçka…

O Zot më dhimbsesh.
Ta marrë e mira, sa shumë që ngjajmë…

Ketu do te mbetet gjithcka


Ketu do te mbeten….
Shega e care ne parvaz
dhe perendimi i purpurte pa dashuri i se djeles.
Sandalet me take te thyer
dhe hutimi im atehere .

Ketu do te mbeten…
Dy pjata mbi tavoline
dhe te ngrenat ne heshtje
si pika e fundit e gezimit,
ca fije flokesh mbi kreher
dhe fytyra ime e lodhur ne pasqyre.

Fryn ere e marre sot dhe
nuk degjove as kercitjen e deres qe u mbyll……..

Si te ta pershkruaj furine e shpirtit



(sikur te ishte dashuria diell
dhe jo shkendije qe ndizet e shuhet tek njeriu)


Bela shpirt….
Ti nuk di nje gje,
Qe vjeshtes dashuria ime ngathtesohet
dhe
se si me kercen gjoksi nga dhembshuria per ty.
Por nuk eshte vone kurre t’i njohesh heronjte,
O zemër…

Bekoje Zot, farën e dashurisë!

* * *



Heshta dhe une, kaq e pata
Muaj mjalti gjithmone nuk do kete
Nje mbremje vjeshte te vone u vrava
Dhe tani lexoj te tjere poete

Ka lumenj qe thahen dalngadale
E me pas te kujton se c’ish aty dikur
Por ka pastaj lumenj te rrembyer
Qe thelle tyre fshehin nje qivur

Besome mike, tjeterkund mos rrefe
Nje trishtim ne shpirt po me pikon
E humba fjalen, ma vodhen per be
E as te vdes me nuk gjej kohe.

* * *



Iku dhe kjo pranvere,
Me nje kurore lulesh mbi floke,
Gjinj zberthyer ,
Pak e vrenjtur.

Iku ,
Dhe me la dy zogj te trembur ne sy,
Krahe mbledhur...

...

Me derdhet trupit drita e mengjesit,
Me ngjeth,
Me kullon ne shpirt.
O muzika me e embel, dua te te pi.

Margarit’ e vogel ne ballkon, fillikat,
Ka qeshur dje papritur,
Kur fjeti mbi te nje flutur me krahe te bardhe.
Dashte i madhi zot qe e pashe!

O miqte e mi te braktisjes,
Erdhi dhe ky prill.
Me qiell te vranet,
Me nje barre shi.
Pa lajmetare…

Une, jam ende gjalle!

Kenga e fundit



Gjithcka e merr era kaq cuditshem
dhe vuajtjen time te embel, atehere
Dhe te qeshuren tende pa arsye sot.
O thonj te padukshem
qe po me grisni shpirtin frikshem!

Mos plas po deshe…mos derdh nje perrua lot

Degjo atehere, nga une te fundit kenge.
Deshira jote kjo i dashur a nuk ish?
Por ne qofte keshtu , sa keq me vjen,
Gjithcka qe desha e akoma nuk kam bere.

Mos plas po deshe…veten mos e vraj

Kjo ishte e gjitha….Fillim dimri,
nje qiell qe shkrepetimash u hap
Nje zemer e mbledhur grusht dhe
aureola qe si mjegull u shpernda

Mos plas po deshe….ne vend mos vdis

Nuk e di se c’ze nga shpirti do t’me dale
apo buzet a do t’me binden lehtesisht?
Por nese kenga nuk zbret fare permbi to,
Nga te carat, do te zvarritet ndonje fjale,
……se deshira jote kjo i dashur ish’.

Trishtim....

…..eja të qajmë së bashku.
Për telin e violinës që u këput
dhe për të bardhin pëllumb që pashë dje
të rrëzohej vrik nga fluturimi.